09:26 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / A. M.

MPJ e Rusisë: Jemi të brengosur për retorikën radikale të shqiptarëve pas fitores së VV-së

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se është e brengosur me retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ajo ka thënë se nuk sheh ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve.

“Ne jemi të brengosur për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të mbështetësve perëndimorë të shqiptarëve të Kosovës ndaj këtyre provokimeve”, ka thënë Zakharova.