Mposhtet Petr Cech, ky është futbollisti më i mirë në Çeki (Foto)
Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka humbur garën e të qenit futbollisti më i mirë në Republikën e Çekisë.
Kësaj radhe këtë çmim e fitoi futbollisti i Hertha Berlinit, Vladimir Darida, shkruan IndeksOnline.
Darida mposhti kandidatët, Petr Cech (Arsenal), Michael Krmencik (Viktoria Plzen) dhe Jakub Jankto (Udinese).
Në dy vitet e kaluara ky çmim i takoi ish-portierit të Chelseat, Cech – i cili ka gjithsej 9 çmime si më i miri i Çekisë./IndeksOnline/