19:28 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mposhtet Serena Williams, gjermanja fiton Wimbledon-in

Angelique Kerber ka fituar turneun e Wimbledon duke mundur 2-0 me sete amerikanen Serena Williams.

Tenistja gjermane mposhti motrën e vogël Williams me rezultat 6-3 dhe 6-3.

Kjo është hera e parë që Kerber fiton turneun Wimbledon.

Ky është titulli i tretë grand slam për Kerberin, pas triumfeve në US Open dhe Australian Open më herët.

Ndërkohë, Williams, shtatë herë kampione në Wimbledon, i ka 23 tituj grand slam në total. /IndeksOnline/