11:46 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mrekulli, gjendet 12-vjeçari nën rrënojat e avionit, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti

Një djalë 12-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një avioni të aksidentuar që vrau tetë persona në Indonezi.

Raportohet se djali është i vetëdijshëm.

Ai u gjet nën rrënojat në një mal në afërsi të kufirit me Papua Neë Guinea mëngjesin e së dielës dhe është i vetmi i mbiejtuar nga aksidenti.

Avioni Pilatus humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror të shtunën pasdite, pak para se të mbërrinte në aeroportin e Oksibilit.

Ai kishte udhëtuar nga Tanah Merah, rreth 40 minuta fluturim në jug, në Oksibil në krahinën e Papua kur u rrëzua.

Në avion ndodheshin nëntë persona, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, fshatarët dëgjuan një zhurmë të pasuar nga një shpërthim.

Zyrtarët po hetojnë shkakun e ngjarjes.

Aeroplanët janë një nga mënyrat e vetme për të kapërcyer provincën e Papua, një rajon i largët dhe malor që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u naviguar. Megjithatë, kushtet e motit që ndryshojnë shumë shpejt, nënkuptojnë se nuk është një vend i lehtë për të kryer fluturime. Tre vjet më parë, një avion i Trigana Air u përplas pranë Oksibilit, duke vrarë të 54  personat në bord.

/Ora News.tv/