12:05 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

MSA është përmbushur vetëm 12 përqind

Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 përqind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 përqind.

Kështu u tha në prezantimin e raporti “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP, ku fajtor për nivel qendror u tha se është opozita që nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve, ndërsa për nivel lokal i cili është i çakorduar, u tha se janë kapacitetet e pamjaftueshëm njerëzore dhe buxhetore.Jeton Mehmeti tha se qëllimi ka qenë se sa koordinohen institucionet qendrore me ato lokale për zbatimin e MSA-së në nivel lokal, ku është parë se duhet një koordinim më i mirë ndërinstitucional.Bekim Salihu nga ky institut, duke prezantuar raportin, tha se kanë gjetur që disa komuna kanë zyre për integrime evropiane, disa komuna kanë vetëm zyrtarë për integrime evropiane.Kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu tha  se MSA është kontrata më serioze në mes BE-së dhe Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm në ministrinë e integrimin evropian, Kushtrim Cukaj përmedin disa nga sfidat për zbatimin e MSA-së.

Kurse, sekretarja e ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukë-Imeraj tha se nga viti 2013 kanë identifikuar të gjitha obligimet që janë për komunat për MSA-në, dhe tanimë cdo muaj kanë takime me përfaqësuesit e komunave për t’i identifikuar të gjitha obligimet që kanë komunat.

Ajo lavdëroi punën dhe angazhimin për MSA-në.Përndryshe, raporti ofron një varg rekomandimesh, me theks të veçantë rreth fuqizimit të zyrave komunale për integrime evropiane.