75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

MSH pezullon nga puna inspektorin shëndetësor të dyshuar për keqpërdorim

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor N.K. lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke ju referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

MSh po ashtu ka ofruar  bashkëpunim të plotë me të gjitha organet e rendit për të hetuar çdo rast që ngitet nga vet MSH-ja dhe kushdo tjetër lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Indeksonline/