23:23 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Muaji i fundit te PSG, ylli i njohur në dilemë për skuadrën e re

Adrien Rabiot po kalon ditët e fundit te PSG. Mesfushori francez nuk ka pranuar kontratën e re dhe ka vendosur përfundimisht largimin.

Muajin janar skadon kontrata e Rabiot me PSG-në dhe ky lajm ka hapur dilema se ku do të luaj më pas mesfushori.

Ka shumë skuadra të interesuara për të, dhe që të gjitha janë skuadra të mëdha. Barcelona, Liverpool, Tottenham, Arsenal, Roma e Milan janë vetëm disa nga skuadrat që e duan Rabiot në janar.

Së fundi po flitet edhe një interesim i mundshëm nga Real Madrid.

Se Rabiot nuk ka të ardhme te PSG, tregoi ndeshja e fundit ndaj Liverpoolit kur trajneri Tuchel pas një mosmarrëveshje nuk e ftoi fare për këtë lojë./Indeksonline/

Temat: