09:49 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Muaji tetor, muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. “Kujdes në internet!”

Republika e Kosovës, më saktë Ministria e Punëve të Brendshme, i bashkohet fushatës së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike që nisë në muajin tetor.

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje të UNDP-së, gjatë këtij muaji do të fillon zyrtarisht fushatën: “Kujdes në internet”.

Fushata do të fillojë më 7 tetor, në të cilën do të organizohen disa aktivitete me qëllim të ndikimit dhe të njohjes së përparësive dhe rreziqeve që vijnë nga interneti. Po ashtu do të publikohen edhe disa produkte mediale në funksion të fushatës.