75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Muç Nano acarohet me gazetarët që pyesin…: Janë armiq!

Në gjithë historinë e kronikës për Saimir Tahirin, ku ka kanabizim, trafik droge, grupe kriminale, policë të aratisur etj etj, Mustafa Nano gjeti tek ish ministri një detaj për ta lavdëruar, gadishmërinë e tij për të dalë para gazetarëve që Nano i quajti “armiq” të tij.

Kaq u desh që Basir Çollaku t’i kthehej flakë për flakë duke i kërkuar të ruante etikën. Por ndryshe sa ka bërë në disa përballje të tjera Nano është përmbajtur dhe nuk ka shpërthyer. Ndoshta duke parë se Basir Çollaku e kishte marrë parasysh që kur e kundërshtoi Muç Nanon, t’i shkonte deri në fund sherrit.

Basir Çollaku: Kë quan armik ti? Ç’i ke këto brockulla?

Muç Nano: O Basir, ti je në studio përballë meje…

Basir Çollaku: Hë ça pastaj? Kujt i thua armik? Ruaj etikën, se nuk je mësuar të ruash etikën!

Muç Nano: O Fevzi, këtë hipokrozi të jetës shqiptare nuk e kuptoj, dhe thonë nuk jemi armiq. Mua po të më nxjerrësh përballë Berishës, unë armik e kam.

Basir Çollaku: Ti e ke mik, ke qenë ambasador.

Muç Nano: Kurba ime më e ulët televizive është kur jam përballë Basirit dhe Klodi Lalës

Klodi Lala: Meqë e ke kurbën e ulët, po ta ngremë kurbën.

Muç Nano: Po nuk ngrehet moj, mjafton prania juaj dhe nuk ngrehet!