23:28 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Muhamet Ramadani përsëri kampion i Ballkanit për hedhje të gjyles

Atleti i njohur kosovar, Muhamet Ramadani është shpallur kampion i Ballkanit për grupmoshat u20 në garën për hedhjen e gjyles.

Në kampionatin që po mbahet në Turqi, Ramadani arriti ta hedhë gjylën 6 kilogram 18.85cm larg, transmeton Indeksonline.

Ai kishte arritur ta fitoj titullin kampion në Ballkan edhe në shkurt të këtij viti./Indeksonline/