13:06 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Muharrem Nitaj jep dorëheqje nga pozita e Zv/Ministrit, regjistrohet si deputet

Anëtari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga detyra e Zv/Ministrit të Arsimit ku ishte emëruar muaj më parë për tu regjistruar tani si deputet, shkruan Indeksonline.

Ai mori këtë post pas largimit nga detyra e deputetit e Agim Aliut i cili u zgjodh kryetar i komunës së Ferizajt.

Ja postimi i plotë i Nitajt:

“I kam paraqitur Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zv/Ministrit të Arsimit dhe e kam falëndëruar për besimin dhe bashkëpunimin e deritashëm.
Sot kam bërë rregjistrimin për deputetet të Kuvendit të Kosovës, me çka kam marrë përsipër përfaqësimin në Kuvend të mijëra votuesve të mi!
Edhe një herë faleminderit për besimin e dhënë” ka shkruar ai në facebook.