15:59 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Muharrem Nitaj ka një porosi për Ministrin shqiptar të Financave: Kujdesu për shëndetin e shtetit tënd

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj i është kundërvu Ministrit shqiptar të Financave, Arben Ahmetaj i cili kishte cilësuar taksën 100% kundrejt produkteve serbe si jo të shëndetshme.

Nitaj i ka thënë Ahmetaj që të kujdeset për shëndetin e Qeverisë së tij dhe mos të brengoset për shëndetin tonë.

Më tej, Nitaj ka thënë se ai do të duhej ti kërkonte sqarime Ministrit serb të financave për agresionin ekonomik e politik që po ushtrohet ndaj Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Ministri shqiptar i financave, Arben Ahmetaj, paska deklaruar se taksa e Qeverisë së Kosovës për produktet serbe, nuk qenka e shëndetshme!

E porosis Ministrin Ahmetaj të kujdeset për shëndetin e Qeverisë së tij dhe hiç mos ta ketë gajle shëndetin tonë!

Ai në vend që ministrit serb të financave t’i kërkojë sqarime për agresionin ekonomik e politik të Serbisë ndaj Kosovës, paska premtuar lehtësira për importet nga Serbia!

S’ka problem, veç dushk për gogla mos na shitni!

Këtij farë ministri i paska ngelur sahati në kohën e “vëllezërve kinezë e miqve kosovarë”!