20:24 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nitaj: Qeveria Haradinaj po i kryen punët si mos më mirë, Mustafa të kërkojë çfarë të dojë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar kundrejt deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, derisa ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj.

Sipas Nitaj, deklarata e ish- kryeministrit Mustafa duhet të jetë totalisht elektorale dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin.

“Deklarata e ish- kryeministrit Mustafa duhet të jetë totalisht elektorale dhe s’ka të bëjë asgjë me realitetin. Është e drejtë e tij të kërkojë çfarë të dojë, sepse është lider i opozitës.”, ka thënë Nitaj në një prononcim për Indeksonline.

Nitaj konsideron se Qeveria Haradinaj po i kryen punët si mos më mirë.

“Qeveria Haradinaj është duke funksionuar në kapacitetin e saj të plotë dhe është duke i kryer punët si më mirë”, ka theksuar tutje ai. /Indeksonline/