18:02 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, erdhën nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus.

Muharremaj ka thënë se këto raste lidhen më infektimet në Universitetin e Prizrenit dhe qendrën shëndetësore në Mamushë.


“Momentalisht janë të prekur gjashtë fshatra me nga një apo dy persona”, tha ai

I pari i Suharekës thotë se është marrë vendim që nga fillimi i këtij muaji të gjithë qytetarët të përdorin maska dhe doreza edhe nëse dalin në shëtitje.

“Në total nga fillimi i pandemisë në Komunën e Suharekës janë paraqitur 54 raste me coronavirus”, ka thënë Muharremaj për RtvDukagjini.

Muharremaj thotë se deri më tani asnjë infektim burimor nuk ka dalë nga Komuna e Suharekës por të gjitha rastet janë importuar nga komunat tjera.

I pari i Suharekës thotë se prej dy muajsh nuk janë paraqitur raste të reja deri në momentin kur është hapur Universiteti i Prizrenit nga i cili thotë se janë importuar rastet e reja.

Mos i humb