18:13 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / AR

Muharremaj për 28 Nëntor jep lajme të punës për Suharekën

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj njofton se 4 rrethrrotullime po rregullohen si donacion nga Kompania Euroing në vlerë 50 mijë euro.

Siç thotë ai, dy nga to u përuruan sot për Festat e Nëntorit, ndërsa dy rrethrrotullime tjera përurohen me flamuj shtetëror më 17 shkurt 2023.

Njoftimi i plotë:

Festat e Nëntorit kanë kuptim vetëm me pamjen madhështore të 🇦🇱

4 rrethrrotullime po rregullohen si donacion nga Kompania Euroing me pronar Mufail Gashi, në vlerë 50 mijë euro.

2 nga to u përuruan sot për Festat e Nëntorit, ndërsa dy rrethrrotullime tjera përurohen me flamuj shtetëror më 17 shkurt 2023.

Falenderues dhe mirënjohës për kompanitë tona, të cilat po dhurojnë donacione të shumta.