11:37 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Muharremaj: Shumëçka duhet të përmirësojmë që ta ndërtojmë e zhvillojmë Therandën

Kandidati i AAK-së në Therandë, Bali Muharremaj ka dalë të jetë fitimtar nga balotazhi i djeshëm.

Muharremaj ka falënderuar qytetarët duke thënë se fitorja e mbrëmshme ishte rezultat I punës dhe se do të jetë i përkushtuar që t’i realizojë premtimet e dhëna gjatë fushatës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Fitorja e mbrëmshme ishte rezultat i punës tuaj. Ne ecëm me durimin më të madh, për ta dëshmuar përkushtimin tonë për qeverisje të mirë.

Jam i përkushtuar, që tash e tutje t’i realizoj premtimet e dhëna në fushatë zgjedhore.

Kemi shumë punë. Shumçka duhet të përmirsojmë që ta ndërtojmë e zhvillojmë Therandën.

Bashkë do t’i tejkalojmë sfidat, dhe bashkë t’i festojmë sukseset tona.

Sinqerisht Faleminderit !