20:59 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Muhaxheri: Kurti u viktimizua në ditën e rrëzimit, për m’u përgatit për zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se nga epilogu i fundit që ka ardhë, është bërë që Kurti ka pas kalkulime politike, të cilat edhe kanë sjellë sot këtë rezultat.

Këto komente ai i bëri në Debat Plus, derisa tha se Kurti në seancën e fundit e ka luajtur rolën e viktimës, duke thënë se partneri po e tradhëton atë, transmeton atë.

“Ai ka pas një një strategji politike sepse i ka projeksionet e tij për zgjedhjet e ardhshme. Si ka mu u dok fushëbeteja e ardhshme. Gara s’u zhvillu në një ditë, por në 6 muaj dhe në këtë garë shihet se ai ka pas planifikime të tjera.

Ne që kemi luftu, që kemi zhvillu koalicionin dhe gara e LDK-së për tejzgjatjen e bisedave ka ardhë në një situatë që njerëzit që ishin pro koalicionit nisën me u luhatë, nga ajo që dilte nga biseda dhe një pjesë e politikanëve idealistë që si rezultati i votës të shndërrohej në rezistencë politike dhe të merrnim përgjegjësi karshi votës.

Unë mendoj që në këtë garë Kurti ka pas idenë se çka don me ba kur vjen data e rrëzimit”, ka thënë ai.

“Qëndrimi i tij në parlament në ditën e shkarkimit, ai s’e ka luajtur rolin e kryeministrit, por kryetarit të VV-së dhe e ngriti një opinion publik duke u vendosur në anën e viktimës për m’u përgatit për betejën e ardhshme”.

Derisa ai shtoi se roli i LDK-së ka qenë konstruktiv, duke thënë se ata nuk e kanë braktis koalicionin, por ka qenë veprim i shpejtë dhe i duhur i kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa”./Indeksonline