12:05 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Muhaxheri reagon pasi ia dogjën balonën “Mirë se vini në Pejë”

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas ngjarjes së djeshme, ku në këtë komunë është djegur balona “Mirë se vini në Pejë!”.

Muhaxheri ka thënë se se euforia e reagimeve ishte e tepërt lidhur me ngjyrat e balonës, për të cilat u pretendua se i përkasin Jugosllavisë.

Muhaxheri u shpreh se balona ishte dhuratë nga një pilot francez.

“Balona, e cila u vendos dje me mbishkrimin: ‘Komuna e Pejës, Mirë se vini!’, ishte një simbolikë e dhuruar nga piloti francez, kampion në aeronautizëm, z. Guy Cinquin. Ai e solli balonën me ajër të nxehtë, të cilën tashmë shumica e keni parë në qiell. Pas kthimit në Francë, z. Cinquin e ka promovuar jashtëzakonisht mirë Pejën, por edhe kulturën tonë në mediat e atjeshme. Ai u rikthye prapë në Pejë për të realizuar fluturime të tjera dhe në shenjë mirënjohjeje e ka sjellë balonën, e cila u vendos dje në hyrje të qytetit, madje atë e ka instaluar personalisht, duke mos e pasur idenë se veprimi i tij me qëllim të mirë do të keqkuptohej”, thuhet në postimin e Muhaxherit.