15:45 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Mund Ballkanin, Batatina: Kemi bërë ndryshime taktike e kemi ditur nëse vrapojmë më shumë do ta fitojmë ndeshjen

Pas fitores së Llapit me rezultat 4-1 ndaj Ballkanit, trajneri Tahir Batatina ka folur për ArtSport.

Ai ka thënë se ka qene ndeshje e vështirë, por që Llapi kishte bërë ndryshimet e veta taktike dhe kishte marr masa për t’u përballur me Ballkanin.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Këtë herë ndoshta ka ndryshuar loja e Ballkanit që ka treguar paraqitje të mira në Evropë dhe në këtë e shfrytëzuam duke reaguar pas një humbje të papritur. Bëmë një paraqitje spektakolare. Këtë herë i kishim marrë të gjitha masat për t’u përballur me Ballkanin dhe kemi bërë ndryshime taktike dhe e kemi ditur se nëse vrapojmë më shumë do ta fitojmë ndeshjen, gjë që edhe e arritëm. Mbuluam pikat e forta të Ballkanit, u mbrojtëm shumë mirë dhe shfrytëzuam kundërsulmet e shpejta ku realizuam golat dhe fituam ndeshjet. Rivera është mesfushori më i mirë në ligë dhe këtë nuk kemi çka diskutojmë, pasi ai zgjidh të gjitha problemet brenda ndeshjet. Progni me këtë supergol po rikthehet në formën e dikurshme dhe ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje sepse kampionati është i gjatë”, ka thënë Batatina. /IndeksOnline/