16:22 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Mund ta zgjidhni për një fundjavë, shtëpia e Anne Hathaway tashmë në Airbnb (FOTO)

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin me qira për një fundjavë.

Që nga publikimi i saj, komedia romantike që tregon historinë e një këngëtari të ri, 24-vjeçar, që bie në dashuri me një grua më të madhe në moshë, 40-vjeçare, të cilën e takon në Coachella, ka qenë në qendër të vëmendjes.

Filmi është xhiruar në Atlanta dhe një nga lokacionet, shtëpia ku jeton protagonisti dhe ku janë vendosur disa skena, është aktualisht në Airbnb.