19:33 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

‘Mund të bëhesha si Messi apo Ronaldo por thjesht nuk doja’

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo cilësohen si dy futbollistët më të mirë në histori. Ata kanë fituar shumë çmime por edhe kanë thyer shumë rekorde historike.

Të jesh si ata është e vështirë por legjenda e futbollit holandez, Wesley Sneijder në një intervistë së fundmi ka thënë se ka mundur të jetë si Messi apo Ronaldo por nuk ka dashur.

‘Kam mundur të jem si Messi apo Ronaldo por thjesht nuk kam dashur të jem si ata’

‘Unë e kam shijuar jetën time, ndoshta kam pirë edhe verë gjatë darkës. Messi dhe Ronaldo janë ndryshe, ata kanë sakrifikuar shumë. Kjo është në rregull për mua, karriera ime ishte po ashtu e mrekullueshme’, u shprehë ai./Indeksonline/