23:34 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Mundësit nga Kosova shkelqejnë në garat ndërkombëtare në Shtip, sigurojnë 7 medalje

Sportistët kosovarë rrëmbyen shtatë medalje në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes.

Më e suksesshmja e kësaj gare ishte Valentina Pervizaj.

Pervizaj fitoi katër ndeshje, duke mposhtur në finale përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, për të rrëmbyer medaljen e artë.

Medalje të vendit të dytë morën sportistët Dorentina Nezaj, Fidan Jahaj dhe Lahina Krasniqi.

Kosovës i siguruan medalje të bronzta mundësit Genita Krasniqi, Zejd Abazi dhe Dior Zogaj.

“Na befasoi mundësja Dorentina Nezaj me 2 fitore dhe 1 humbje në finale me një rezultat të ngushtë me nje pikë diferencë, ku ajo garoi në kategorinë më të rëndë 57 kg kurse Dorentina peshon 50 kg” thuhet në njoftim.

Garat e Turneut Ndërkombëtar të Mundjes po mbahen në Shtip të Maqedonisë së Veriut.