08:12 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mungesë e madhe, ylli i Realit mungon kundër Romës

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e sotme në Champions League ndaj Romës.

Vëmendje të madhe ka marrë mungesa e portierit, Keylor Navas, i cili është ende duke u rikuperuar nga lëndimi.

20 lojtarë kanë udhëtuar drejt kryeqytetit italian, teksa përveç Navas, Reali do të përballet edhe me disa mungesa tjera.

Alvaro Odriozola, Nacho, Jesus Vallejo, Sergio Reguilon dhe Casemiro janë lojtarët tjerë, që kanë probleme me lëndime, transmeton IndeksOnline.

Mariano, i cili s’është ftuar për ndeshjen ndaj Eibarit, është rikthyer në grup, teksa Luca Zidane pritet të jetë zgjedhja e tretë për portier.

Skuadra e Real Madridit që ka udhëtuar në Romë:

Portierët: Casilla, Courtois dhe Luca.

Mbrojtësit: Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo dhe Javi Sánchez.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Valverde, Marcos Llorente, Asensio, Isco dhe Ceballos.

Sulmuesit: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Mariano dhe Vinicius Jr./IndeksOnline/