10:07 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Navas i zhgënjyer: Fitova 3 Championsa radhazi, tani nuk luaj

Situata e Keylor Navas në Real Madrid është përkeqësuar me ardhjen e Santiago Solarit në stol.

Me Lopeteguin ndahej “pronësia” e portës me Courtois, por që nga ardhja e Solarit, roli i Navas ka kaluar një plan të dytë.

Dy ndeshjet e fundit të Real Madridit në Evropë e gjeten Keylor në stol: “Unë fitova tre Championsa radhi por tani nuk luaj “, thotë portieri në programin “The Chiringuito”.

Ata që kanë vuajtur më së shumti nga ardhja e trajnerit argjentinas kanë qenë Keylor, Isco dhe Asensio. Keylor Navas, i cili u zgjodh nga Julen për Ligën e Kampionëve, ka humbur garën e tij dhe me Solarin ka përfunduar vetëm 90 minuta që korrespondon “Copa del Rey” kundër Melillës. /IndeksOnline/

Temat: