13:51 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Navas rikthehet në portë, luan të martën në Kupë

Keylor Navas më në fund do të rikthehet të luaj për Realin, shkruan indeksonline.

Dhe ai do ta bëjë atë në Copa del Rey, garë për të cilën ai nuk ishte i destinuar këtë sezon .

Por dëmtimi i muskujve që e ka lënë atë jashtë në  tetë takimet e fundit të ekipit ka shkaktuar një ndryshim të përkohshëm të roleve me Castillan, fillestar në takimet e fundit.

Keylor kthehet në Fuenlabrada për të luajtur përpara ndeshjes të së shtunës kundër Athletic.

“Nesër ai do të jetë me ne tashmë , ” njoftoi Zidane, i cili nuk donte të fliste shumë për lëndimin që ka lënë më shumë kohë se sa pritej Navasin jashtë fushës. /IndeksOnline/