Munishi “baba” i qytetit, Gjilani mposht Dritën në “Fadil Vokrri”

Gjilani ka marrë tri pikë ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skifterat kanë fituar me rezultat 0-2 ndaj Intelektualëve në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 66-të pas një supergoli të shënuar nga Progni nga gjuajtja e lirë.
Nga minuta e 72-të Drita mbeti me 10 lojtar pas ndëshkimit me të kuq të Princ Balde.
Shend Kelmendi i dha goditjen e fundit Dritës kur shënoi golin e dytë në minutën e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë se në fund të pjesës së parë pati një përleshje në mes të tifozëve.
Drita mbetet në vendin e tretë me 11 pikë derisa Gjilani e pesta me 9 pikë. /IndeksOnline/