18:44 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Munishi befason me deklaratën për Mirlind Dakun, tregon se cilat klube evropiane e kërkojnë atë

Ish-trajneri i Ballkanit dhe aktualisht analist i futbollit në “ATV”, Ismet Munishi ka folur për të ardhmen e ‘bomberit’ kosovar, Mirlind Dakut.

Daku i cili sot shënoi ‘hat-trick’ për Ballkanin ndaj Arbërisë, nga sezoni tjetër loja e tij e mirë në Superligë mund të shpërblehet me një transferim jashtë thotë, ish-tekniku i tij Ismet Munishi, shkruan IndeksOnline

Sipas Munishit, Daku ka oferta në letër nga skuadrat nga Franca e Belgjika

“Mirlind Daku ka oferta nga Belgjika dhe Franca. Ky është kampionati i fundit që do ta shohim Dakun në  Superligë”, tha fillimisht Munishi në emisionin Direkt me Drin Ejupin.

“Në Superiore janë klubet që po e kërkojnë, është edhe një ekip nga Polonia, por këto dyja m’u dokën shumë atraktive dhe interesante. Mirlindi mund ta vazhdoje karrierën edhe në Osijek, por me një pagë marramendëse dhe kushte tjera”, përfundoi ai.