18:15 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. A

Munishi: Djalit ia kam lënë emrin Diego sepse Maradonën e kam idoll

Ismet Munishi e ka përjetuar rëndë vdekjen e legjendës, Diego Armando Maradona.

“Me Diegon ka vdek një pjesë e fëmijërisë time” thotë Ismet Munishi për IndeksOnline.

Për trajnerin e Ballkanit, Maradona mbetet lojtari më i mirë në botë.

“Maradona ka qenë lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Do ta mbajë mend si lojtar që e fitu Kupën e Botës me Argjentinën. Deri qaty përfundon memorja ime për Maradonën.”

Aq e madhe është dashuria e Munishit për Maradonën sa që djalit ia ka lënë emrin Diego.

“Ja kam lënë Diego emrin se e kam pasur idoll. Një njeri që Napolin e ka bërë kampion, një njeri që me Sevillën ka lujtë fenomenal. Krejt këto janë ekipe më modeste se këto ekipet e mëdhaja. E ka lujtë futbollin me pasionin më të madh të mundshëm që mund ta luaj një futbollist. Gjë që po ju mungon yjeve të futbollit të sotëm. Kur ka lujtë ndeshje miqësore ka lujtë me pasion, kur ka lujtë miqësore, nëpër lloq ka lujtë me pasion. Dashuria e tij për futbollin ka qenë e pakufishme” deklaroi Munishi.