13:49 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Munishi kritikon gazetarët rreth kurdisjeve, por ka harruar se para 3 vitesh kërkoi ndihmën e tyre

Trajnerit Ismet Munishi nuk po i pëlqejnë gazetarët kur flasin për trukime të ndeshjeve.

Në “Duelin Sportiv” ai ka thënë se është dikush tjetër kompetent që të merret me këto gjëra.

“Gazetarët po e marrin rolin e gjykatësit për të dhënë konstatime të tilla (trukime të ndeshjeve) dhe kjo nuk është aspak në rregull”, deklaroi Munishi teksa po dilnin pamjet se si Afrim Ademi ia ‘lëshon’ golin Flamurtarit.

Megjithatë 3 vite më parë kur ai ishte trajner i Hajvalisë, kishte akuzuar gazetarët që nuk po e pasqyrojnë realitetin.

“Këtu nuk ka as analistë as gazetarë sportivë, për arsye se nuk po e pasqyrojnë realitetin e futbollit të Kosovës. Qe një muaj flitet në të gjitha qarqet e futbollit se ne nuk kemi gjasa të dalim kampionë! Pse nuk del asnjë analist apo gazetar që nuk e pasqyron realitetin. Pse nuk po e pasqyroni realitetin, që blihen ndeshjet, blihen referët?!”, kishte deklaruar Munishi pas humbjes me Prishtinën në prill të vitit 2016. /Indeksonline/