23:17 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Munishi: Po synohet të fillohet kampionati, për shkak të premtimeve nga FFK

Futbolli në Kosovë është pezulluar nga muaji mars i këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me lehtësimin e masave nga Ministria e Shëndetësisë, po kërkohet që edhe kampionati i futbollit të rinisë në fillim të muajit të qershorit, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në emisionin sportiv, Dueli Sportiv u shpreh se me çdo kusht po tentohet që të rifillojë Superliga.

Po tentohet të rifillohet me çdo kusht. Po tentohet edhe për shkak të premtimeve të bëra para fillimit të kampionatit“, tha Munishi.

I pyetur se për cilat premtime bëhet fjalë, përgjigja e tij ishte e shkurtër:

Kjo është për gazetarët sportiv, ju duhet të dini se për cilat premtime“, tha ai.

Ballkani aktualisht është në vendin e parë në tabelë me një distancë të ngushtë me Dritën. /IndeksOnline/