19:30 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Munishi “thumbon” lojtarin e Dritës: Më vjen keq që ai luan rolin e palaços dhe jo të futbollistit (Foto)

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Drita me rezultat minimal 1-0.

Në një prononcim për IndeksOnline, ai ka thënë se futbollistët e tij janë provokuar tejmase, sidomos nga sulmuesi i skuadrës gjilanase, Kastriot Rexha.

“E kam shikuar ndeshjen Drita – Feronikli shume her, lojtaret e mi kan qen te provokuar nga Kastriot Rexha gjat gjithe kohes, i cili me shume ka ndejt ne toke se ne kembe, me vjen shume keq qe Kastrioti luan rolin e palaqos sepse ka cilsi si futbollist dhe mundet te jap shum me teper nese koncetrohet ne loj e jo ne aktrim. I sygjeroj referet kundershtaret qe kete fakt ta kene parasysh. Ne asni moment nuk i arsyetoj lojtaret e mi , te cilet ne kete svid ran pre e provokimeve. Nese dikush dyshon ne qendrimin tim le ta shikon ndeshjen”, ka thënë Munishi.

Ai gjithashtu ka shtuar se Rexha është mburrur pas ndeshjes se ka detyruar Behar Maliqin të ndëshkohet me të kuq.

“Dhe i njejti eshte mburre pas ndeshjes se si e ka detyru Behar Maliqin te mere karton te kuq.  Kjo eshte e turpshme…”, ka shtuar Munishi.

Feronikeli për momentin mban vendin e tetë në tabelë me 28 pikë, por distanca në mes klubesh është shumë e ngushtë, sa që ka vetëm shtatë pikë dallim me kreun. /IndeksOnline/