10:54 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Munishi tregohet “kavalier”, ia uron ditëlindjen rivalit të tij

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, mund të jetë një rival i madh brenda futbollit, por jashtë saj ka respekt për të gjithë rivalët.

Këtë e ka dëshmuar edhe me gjestin e fundit, transmeton Indeksonline.

Ai ia ka uruar ditëlindjen rivalët të tij në fushë, trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku.

“Urime Armend, shëndet dhe mbarësi dajush, Gëzuar!”, e ka shkruar Munishi në profilin e Dallkut.

Shpeshherë në prononcimet e tyre kemi parë ta thumbojnë njëri-tjetrin në aspektin profesional./Indeksonline/