18:41 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Murati: Baca Adem, lum ne që të patëm

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka quajtur Adem Demaçin si simbul të një epoke të rëndë, por krnare. Në mesazhin ngushëllues, lideri i LB-së ka thënë se ndikimi i Demaçit në historinë e Kosovës ka qenë shumë i madh.

“Baci na la! Aq i thellë dhe i gjerë është ndikimi i tij në historinë e Kosovës dhe të luftës së popullit shqiptar për liri, sa gati se lufta, përpjekjet për liri, shqiptarët e Kosova nuk mund të paramendohen pa të. Ai është frymëzim dhe simbol i një epoke të rëndë por edhe krenare. Ai është simbol universal i lirisë.

Lum ne që të patëm. Sa shumë do na mungosh. Ngushëllime të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve liridashës në të katër anët e botës” shkruan Murati në Facebook./Indeksonline/