11:56 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Murati e ‘gjuan topin’ te Hoti për rritjen e tatimit në pronë, thotë se komunat përfitojnë

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media ka raportuar sa i përket rritjes se vlerës së faturave të tatimit në pronë.

Murati tha se ligji me të cilin sivjet u kanë shkuar qytetarëve faturat e tatimit në pronë, është miratuar në vitin 2017 dhe sipas tij, ky ligj ka paraparë që 5 vite pas hyrjes në fuqi t’i tatimoj tokat me 100 për qind.

“Tatimi në pronë është tatim që mblidhet nga komuna dhe janë të hyra komunale, kjo gjë duhet të sqarohet sepse ka pasur pretendime që qeveria ka rritur tatimin mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Si qeveri cka kemi ndërmarrë deri me tani është që ta lehtësojmë jetën e qytetarëve, këtu duhet të kthehemi te ligji i vitit 2018, Ky ligj është miratuar në qeverinë Mustafa, ku ministër i financave ishte Avdullah Hoti”
, ka thënë Murati.

Murati ndër tjerash tha se vetëm tri komuna kanë pasur reagim ndërsa komunat e tjera e kanë mirëpritur vendimin. Sipas tij, e kanë mikëpritur vendimin sepse krijon më shumë të hyra për ta.

Ai tha se Ministria e Financave nuk ka të bëjë asgjë me ato të hyra dhe se ato janë të hyra komunale.

Murati tha se ky vendim ka hyrë në fuqi prej 31 tetorit dhe se kanë pasur një muaj kohë të reagojnë. Ai shtoi se vetëm tri komuna kanë reaguar.

Ndërkohë sa i përket koficientit për ligjin e pagave, ministri Murati nuk ka pranuar të pwrgjigjet në pyetjet e gazetarëve. /IndeksOnline/