21:10 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Murati: Haradinaj të shkarkojë zv/kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet të shkarkojë zv/kryeministri Dalibor Jevtiq si dhe Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrime anti-shtet.

Murati ka thënë se Kosova nuk ka luks për të mbetur peng i Listës Serbe, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kryeministri Haradinaj të shkarkojë zv.kryeministrin Jevtiq dhe ministrin Rikallo për shkak të pjesëmarrjes në takime ilegale dhe qëndrimeve anti-shtet. Presidenti Thaçi të thërras partitë për të krijuar qeverinë e unitetit që për kohë të limituar do të çonte përpara proceset më të rëndësishme për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin për të mbetur peng i Listës Serbe.

Temat: