16:23 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Porosia e Valon Muratit: Bleni produkte vendore, unë kurrë nuk jam zhgënjyer

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka bërë thirrje që qytetarët të blejnë vetëm produkte vendore. Në Konventën e parë të Klubit të Prodhuesve Kosovarë, Murati ka deklaruar se duhet një mobilizim edhe më i madh që prodhimet tona të fitojnë besimin tonë dhe njëkohësisht të bëhet të afta të konkurrojnë në tregun e jashtëm.

“Sot filloi punën Konventa e Parë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Klubi ka bërë një punë të mirë në promovimin e prodhimeve tona dhe në presionin që politikat qeveritare të jenë më miqësore ndaj prodhuesve. Në situatën aktuale, kur prodhimeve nga Serbia i është vendosur taksa 100%, duhet një mobilizim edhe më i madh që prodhimet tona të fitojnë besimin tonë dhe njëkohësisht të bëhet të afta të konkurrojnë në tregun e jashtëm.

Unë për vete kam besim në shumicën e prodhimeve tona. Kontribuoni të gjithë që duke blerë prodhime të Kosovës, të bojkotojmë prodhimet e Serbisë dhe të ndihmojmë që cilësia e prodhimeve tona të rritet. Unë besoj në prodhimet tona dhe deri më tani nuk jam zhgënjyer. Besoni edhe ju” shkruan Valon Murati në Facebook./Indeksonline/

Temat: