18:17 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Murati: Kosova të largohet nga CEFTA që u pranua përmes UNMIK-ut, të aplikojë si shtet

I pari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë konsekuente deri në fund me veprimet e veta është mirë që seriozisht të trajtojë largimin nga CEFTA.

Sipas Muratit, pas kësaj duhet të aplikohet në këtë organizatë si shtet, si Republikë e Kosovës pasi ishte pranuar përmes UNMIK-ut, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut . Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës. Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment).