11:33 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Murati: S’ka liberalizim të vizave as në pjesën e parë të 2020-s

Analisiti, Artan Murati, ka hudhur poshtë deklaratat e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, i cili vazhdon të urojë kosovarët për liberalizimin e vizave si dhuratë për krishtlindje, shkruan Indeksonline.

Murati ka thënë se nuk ka liberalizim të vizave këtë vit e madje nuk do të ketë as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se nëse arrijmë të jemi pjesë e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të Këshillit (të Ministrave), ky do të ishte suksesi më i madh i keëtij viti.

“Nuk ka liberalizim te vizave kete vit. Mos u besoni deklaratave banale te politikaneve. Liberalizim nuk do te kete as ne pjesen e pare te vitit te ardhshem, e kjo me e pakta. Nese arrijme te jemi pjese e rendit te dites per mbledhjen e ardhshme te Keshillit (te Ministrave), ky do te ishte suksesi me i madh i ketij viti ne kete aspekt. Mirepo edhe kjo eshte pak e besueshme, sepse ne kemi pune me te mencura sesa te mirremi me nje problem qe tanime eshte problem social, pra, izolimin.

Jemi pa institucione prej korrikut. Do te jemi pa institucione se paku deri ne janar. Kjo eshte situate per keqardhje”, ka thënë ai./Indeksonline/