13:51 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Murati përmend dy mundësitë e vetme për integritet territorial të Kosovës

Lideri i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se janë dy mundësi për integritetin territorial të Kosovës.

“Ata që thonë se janë për integritetin territorial të Kosovës (me këtë kushtetutë që e ndalon bashkimin) e njëkohësisht edhe për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe të Kosovës me Shqipërinë, janë demagogë politik dhe përfitues të paskrupulltë të votave të qytetarëve të cilët i manipulojnë në vazhdimësi.

Në realitet janë dy mundësi:

Ose je për integritet territorial, që do të thotë me asociacion të fuqishëm të komunave serbe dhe fuqi bllokuese të pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës, ose je për ndryshimin e këtyre kufijve, që krijon mundësi për një Kosovë sovrane, me Kosovën Lindore brenda, e me mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë” shkruan Murati në Facebook./Indeksonline/

Temat: