21:54 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Muric debuton me fitore dhe pritje fantastike tek Nottingham

Portieri i Kosovës, Aro Muric, ka debutuar me fitore me skuadrën e tij Nottingham Forest.

Muriq, i cili është huazuar nga Man City tek Nottingham Forest, filloi ndeshjen nga minuta e parë në sfidën miqësore ndaj Atromitos në Greqi.

Forest fituan me rezultat 0-3 me golat e Ameobi, Dawson dhe Lolley.

Portieri kosovar kishte paraqitje mjaft të mirë, duke bërë disa ndërhyrje decisive, sidomos njëren tek goditja e lirë.

Muric u zëvendësua në minutën e 62-të me portierin tjetër Pantilimon. Nottingham Forest do të qëndroj edhe për disa ditë në Greqi, ku të martën do të ndeshet ndaj Olympiacos. /IndeksOnline/