75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 29 Korrik 2022 / Gj. Sh

Muric debuton me fitore te Burnley

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, e ka nisur me fitore aventuren te skuadra e Burnley.

Skuadra e tij arriti të merr tre pikë të plota si mysafir, kundër skuadrës së Huddersfield, pasi e mposhtën me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar holandezi 20 vjeçar, Ian Maatsen në minutën e 18-të.

Aro Muric nuk e zhgënjeu trajnerin e Burnley, Vincent Kompany i cili ia besoi portën në këtë takim portierit kosovar.

Kjo ndeshje ishte debutuese edhe për trajnerin belg i cili arriti me sukses ti marr tre pikë nga ky takim.

Ai ishte i lumtur pas kësaj fitore ku nuk arriti të përmbahet nga emocionet dhe festoi së bashku me futbollistët dhe stafin pas përfundimit të ndeshjes./Indeksonline/