15:27 / E Martë, 25 Janar 2022 / B O

Muriqi afër transferimit në La Liga

Vedat Muriqi mund të përfundoj në La Liga. Sulmuesi kosovar raportohet se është në bisedime me Majorkan.

AS shkruan sot se Muriqi është zgjedhja ideale për skuadrën ishullore dhe se ka zhvillime pozitive në këtë drejtim.

Mallorca ka qenë mes dy zgjedhjeve, Simone Zaza ose Borja Baston, por që mundësia e transferimit të Muriqit i ka lënë anash dy zgjedhjet e para.

Drejtuesit e skuadrës spanjolle janë në negociata me Igli Taren dhe pritet të ketë rezultate pozitive së shpejti.

Mallorca po e kërkon Muriqin në huazim me të drejt blerje në fund të sezon./Indeksonline/