21:18 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Muriqi e Rashkaj mbështesin Lirinë para ndeshjes së barazhit kundër Ferizajit (VIDEO)

Klubi futbollistik Liria ka marrë një mbështetje të madhe para ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajit.

Tre yjet që dikur ishin pjesë e skuadrës prizrenase, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, futbollisti i Mallorcas, Vedat Muriqi dhe ish-futbollisti Patrik Doqi, kanë dërguar disa video mesazhe futbollistëve të Lirisë, para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Të tre i kanë bërë thirrje futbollistëve të Lirisë të lënë shpirtin në fushë dhe të ja sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Ndeshja Ferizaji-Liria, zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më fillim nga ora 15:00.

Më poshtë mund ti shikoni videomesazhet e Doqit, Rashkaj e Muriqit./IndeksOnline/