20:18 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Muriqi i pandalshëm, supergol kundër Fenerbahces

Rizespor ka mposhtur Fenerbahcen me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Superligës turke.

Meritor për këtë fitore ka qenë edhe Vedat Muriqi, shkruan indeksonline.

Futbollisti i Kosovës ka shënuar golin e parë në ndeshje. Sulmuesi ynë shënoi me kokë.

Pas shtatë ndeshjeve Rizespor qëndron në pozitën e 15-të me 6 pikë. /IndeksOnline/