09:07 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Muriqi: Nuk mendoj që do ta përjetojë këtë entuziazëm në ndonjë stadium tjetër

Vedat Muriqi po përjeton formën jetësore me Fenerbahçen duke realizuar në çdo përballje dhe duke qenë lojtari kyç i klubit turk.

Reprezentuesi kosovar është në formë tejet të lartë dhe po lë në hije edhe supersulmuesit botëror.

“Luani” i Kosovës në një intervistë për mediat turke tregoi emocionet që po përjeton në stadiumin e Fenerbahçes.

“Nuk mendoj se do ta përjetoj këtë entuziazëm në një stadium tjetër. Unë harroj dhimbjet e mia kur shkoj në fushë me këtë entuziazëm, nuk mund të mendoj për to” – u shpreh Muriqi./Indeksonline/