75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / L A

Muriqi përsëri në formacionin e javës në La Liga

Ka dalë formacioni i javës së 24-të në La Liga sipas “Sofascore”.

Në këtë formacion përsëri përfshihet Vedat Muriqi, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Las Palmasit, ku shënoi dy gola.

Nga 11-shja e javës së 24-të, dominon Real Betisi me katër lojtarë, Sevilla me dy lojtarë dhe Alavesi, Rayo Vallecano, Barcelona, Atletico Madridi dhe Mallorca me nga një.

Ja dhe formacioni i javës:

“Pirati”, në këtë sezon në La Liga ka shënuar gjashtë gola në 19 paraqitje./IndeksOnline/