22:51 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Muriqi s’arrin t’i ndihmoj Lazios, Bayerni në çerekfinale

Skuadra e Bayernit ka shënuar fitore ndaj Lazios në kuadër të 1/16 së UEFA Champions League

Kampioni i Bundesligas arriti fitore 2 me 1 në shtëpi ndaj skuadrës italiane duke u kualifikuar në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin e Hansi Flick i shënuan: Robert Lewandowski dhe Choupo-Moting.

Golin e vetëm për ekipin e Inzaghit e shënoi Parolo.

Në këtë ndeshje deri në minutën e 55’të luajti sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi la vetëm një shenj negative në këtë përballje, duke shkaktuar penallti.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Bayerni e kishte fituar me rezultat 4-1 (6-2 rezultati i përgjithshëm)./IndeksOnline/