14:48 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Muriqi u përfshi në rrahje fizike me Zhegrovën, FFK e përjashtoi vetëm portierin

Sot Federata e Futbollit e Kosovës dha lajmin “tronditës” për përjashtimin e portierit Arijanet Muriqi nga ekipi kombëtar.

Muriqi është larguar nga ekipi i Challandesit për shkak të disiplinës.

IndeksOnline mëson se ky përjashtim erdhi për shkak të një incidenti në hotelin “Emerald”. Dyshja e Kosovës, Edon Zhegorva dhe Arjanet Muriqi janë përfshirë në një përleshje fizike që çoi në largimin e portierit të Williem II nga “Dardanët”.

Kjo “tronditje” vjen vetëm një ditë para ndeshjes me Lituaninë. Kujtojmë se Kosova do t’i luaj^ edhe dy ndeshje të tjera kryesore përveç Lituanisë. Të dielën luajnë ndaj Suedisë dhe më 31 mars ndaj Spanjës./IndeksOnline/