”Rikthimi pas 14 muajsh në Grand Slam ishte ndjenjë e mrekullueshme”
Andy Murray është rikthyer në Grand Slam me një fitore ndaj australianit, James Duckworth në rrethin e parë të US Open.
Dhe tani skocezi 31-vjeçar ka folur pas fitores dhe për gjendjen e tij pas triumfit në Nju Jork.
”Rikthimi në Slam për herë të parë pas 14 muajsh është ndjenjë e mrekullueshme dhe unë jam shumë i lumtur që e shënova këtë me fitore”.
”Kam luajtur mirë, edhe pse 3 orë e 17 minuta në sallë ishte një kohë të cilën nuk e mendova se do ta shpenzoj aty”.
”Në setin e katërt, gjërat u vështirësuan dhe unë duhej ta mbyllja ndeshjen më shpejt. Unë fitova dhe ky ishte një lajm i mirë”, tha Murray./IndeksOnline/