21:12 / E Enjte, 14 Prill 2022 / MSH

Musk: Twitterin e dua për të shpëtuar të ardhmen e qytetërimit

Elon Musk është shprehur sot se është duke e bërë betejën për të marrë shumicën e aksioneve të Twitter-it jo për përfitime financiare por për të ardhmen e qytetërimit. Musk tregoi se ka një “Plan B” nëse oferta e tij fillestare prej 41 miliardë dollarësh nuk pranohet.

Plani i Musk përballet me një betejë të vështirë, me një princ saudit, i cili është një aksioner kryesor, i cili është shprehur se do të votonte kundër ofertës prej 54.20 dollarë për aksion, duke e quajtur atë shumë të ulët.

Dhe bordi i Twitter-it, i mbledhur të enjten pasdite, po shqyrton çështjen me një dispozitë të ashtuquajtur ‘pilula helmuese’ që do të parandalonte Musk nga rritja e aksioneve të tij në Twitter, tha një burim për Wall Street Journal.

Por Musk, duke folur në Konferencën TED2022 në Vankuver të enjten pasdite, mbrojti ofertën e tij, duke thënë se ai ishte i motivuar për ta transformuar Tëitter-in në një bastion të fjalës së lirë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ekonominë,” tha Musk. “Ndjenja ime e fortë intuitive është të kesh një platformë publike që është maksimalisht e besueshme dhe gjerësisht përfshirëse është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit.”